17 Maj 2024

Finlanda mund të dalë nga Eurozona

Helsinki, 7 korrik - Kriza ekonomike që ka prekur disa vende të Eurozonës, ka bërë që BE-ja të ndahet në dy kampuse. Edhe pse asgjë nuk është përcaktuar zyrtarisht, mesazhet që përcjellin krerët e shteteve janë mëse të qarta.

Një mesazh mjaft i rreptë vjen nga Skandinavia e pikërisht nga ministrja e Financës së Finlandës, Jutta Urpilainen.

Në një intervistë për gazetën “Kauppalahti”, ajo deklaroi se “Finlanda është e angazhuar si anëtare e Eurozonës dhe besoj se monedha euro është e dobishme për vendin. Por Finlanda nuk është e detyruar të qëndrojë në eurozonë me çdo kusht dhe jemi të përgatitur për të gjitha skenarët.

Përgjegjësia për borxhin, financat dhe rreziqet e vendeve të tjera, nuk është diçka për të cilën duhej që ne të ishim të përgatitur. Ne jemi konstruktivë dhe duam zgjidhjen e krizës, por ama jo me çdo kusht”, theksoi ajo.

Vlen për t’u përmendur se ministrja Urpilainen gjatë gjithë kësaj kohe ka mbajtur një qëndrim të rreptë edhe ndaj Greqisë, duke u shprehur herë pas here se nuk duhet që pesha e krizës së borxheve të shtetit grek të kalojë mbi supet e finlandezëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)