16 Maj 2024

Finalizohet marrëveshja financiare mes Kosovës dhe Austrisë

Prishtinë, 8 gusht - Është finalizuar Marrëveshja për bashkëpunim Financiar në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë.

Në emër të Qeverisë së Kosovës Marrëveshja është nënshkruar nga Ministri i Financave Bedri Hamza dhe në emër të Qeverisë austriake nga Ministrja e Financave znj. Maria Fekter.

Marrëveshja ka për qëllim që të promovojë edhe më tutje raportet dhe marrëdhëniet e afërta dhe miqësore në mes dy vendeve në përgjithësi e me theks të veçantë në zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit financiar.

Ministria e Financave e Austrisë është e gatshme që në kuadër të kësaj Marrëveshjeje të mbështesë zhvillimin dhe financimin e projekteve infrastrukturore, në kuadër të programit të huave të buta të Qeverisë Austriake të ri-financuara nga Banka Austriake (OeKB), kredi këto me kushte shumë të volitshme financiare.

Vlera e indikative e kornizës financiare është 20 milion euro, dhe fillimisht është e paraparë për një periudhë dy vjeçare.

Në një takim që u mbajt të hënën më 06.08.2012 në Ministrinë e Financave në mes zv.ministrit Ramadan Avdiu dhe Ambasadorit të Austrisë Johan Brieger u diskutua rreth Marrëveshjes në fjalë.

Ambasadori Brieger potencoi faktin se Republika e Austrisë do të vazhdojë edhe më tutje që të mbështesë Kosovën edhe në fusha tjera, kurse zv.ministri Avdiu duke e falënderuar qeverinë Austriake për përkrahjen e vazhdueshme shprehu gatishmërinë që marrëdhëniet e tilla të shkëlqyeshme në mes të dy vendeve të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)