27 Prill 2024

Fillon zbatimi i projektit për lajmërimet në shtëpi për pensionistë në të gjitha komunat

Prishtinë, 8 korrik - Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se ka filluar me angazhimin ekipeve mobile me qëllim të lajmërimit të pensionistëve në të gjitha Komunat e Republikës së Kosovës. Nga ky shërbim do të përfitojnë:

i) pensionistët që janë në dhe mbi moshën 80 vjeçare, dhe

ii) pensionistët që për shkaqe shëndetësore nuk mund të paraqiten fizikisht për vazhdimin e pagesës së pensionit, pa marrë parasysh moshën.

Ky shërbim ka filluar të zbatohet fillimisht në regjionin e Prishtinë (Komuna e Prishtinës, Fushë Kosovës, Drenasit, Lipjanit, Podujevës, Obiliqit dhe Graqanicës), si pilot-projekt, nga muaji shkurt i këtij viti, duke qenë i kufizuar me moshën 85+. Ndërsa tani zgjerohet edhe në të gjitha komunat, si dhe përfshihen të gjithë pensionistët 80+ dhe secili pensionist që për shkaqe shëndetësore nuk mund paraqitet fizikisht.

Paraqitja e kërkesës për këtë shërbim bëhet në adresat elektronike si në vijim:

Kërkesa mund të paraqitet individualisht nga pensionisti apo nga çdo preson tjetër që e paraqet në emër të pensionistit. Kërkesa duhet të paraqitet së paku 7 (shtatë) ditë para datës kur pensionisti duhet të lajmërohet fizikisht, pranë zyrave të Departamentit të Pensioneve.

Kërkesat e tilla janë vlefshme vetëm nëse konfirmohet pranimi i shkresë elektronike kthyese, përndryshe kërkesa duhet të përsëritet.

Në kërkesë pensionistit duhet të paraqesin të dhënat si në vijim:

a) emri dhe mbiemri i pensionistit;

b) numri personal i pensionistit;

c) numri i telefonit të pensionistit (nëse ka – preferohet numër i mobilit);

d) numri i telefonit të një personi të afërt të pensionistit; dhe

e) adresa e banimit të pensionistit dhe përshkrimi shtesë lidhur me adresën.

Pensionistit do t’i konfirmohet që kërkesa është pranuar, dhe pas verifikimit të të dhënave sipas kritereve të përcaktuara më lartë, do të njoftohet për realizimin e vizitës përafërsisht 24 orë më herët, përfshirë këtu edhe ditët e vikendit.

Pensionistët të cilëve nuk ju aprovohet kërkesa për shkak të mos plotësimit të kritereve, duhet të vazhdojnë të paraqiten për lajmërim tek zyrat e pensioneve.

 Andaj MF fton pensionistët që i plotësojnë kushtet për këtë shërbim dhe të afërmit e tyre të shfrytëzojnë këtë shërbim.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)