13 Maj 2024

Fillon kushtëzimi me pagesat e faturave për kompaninë e pastrimit

Mitrovicë, 20 mars - Me qëllim të rritjes së inkasimit të borxheve për kompaninë rajonale të mirëmbajtjes së rrugëve “Uniteti”, në Komunën e Mitrovicës, prej sot fillon kushtëzimi  i dhënies së shumë dokumenteve me dëshminë se nuk kanë borxhe ndaj kësaj kompanie.

Ky vendim që është marrë nga Kuvendi i Komunës së Mitrovicës me propozimin e kryetarit të komunës vlen për bizneset dhe ekonomitë familjare.

Sipas këtij vendimi, të gjitha bizneset me rastin e aplikimit për leje të biznesit obligohen të ofrojnë dëshmi se i kanë kryer borxhet ndaj “Unitetit”.

Ndërsa ekonomitë familjare obligohen që të dëshmojnë se i kanë shlyer borxhet ndaj “Unitetit”, në rastet kur aplikojnë të regjistrojnë automjetet dhe kur aplikojnë për ndërtim dhe përkthim të pasurisë së patundshme.

Poashtu sipas të njëjtit vendim, operatorët ekonomikë që marrin pjesë në tenderë duhet të ofrojnë dëshmi se nuk kanë borxhe ndaj kompanisë “Uniteti”. 

Kryetari i komunës, Avni Kastrati, tha se ky ka qenë një vendim i domosdoshëm për  të  rritur inkasimin e borxheve nga kjo kompani që është përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve.

“Mospagesa e borxheve për këtë kompani ka krijuar probleme të mëdha për punën efikase të kësaj kompanie. Vendimi do të rris inkasimin e borxheve dhe në të njëjtën kohë do të ndikoj edhe në rritjen e efikasitetit të kompanisë”.

Ndërsa, drejtori i “Unitetit”, Skender Tahiri, ka shfaqur shpresën se pas këtij vendimi të Kuvendit të Komunës do të rritet inaksimi i borxheve. Tha se niveli i borxhit është i madh si nga ekonomitë familjare ashtu edhe nga bizneset.

Tahiri potencoi se si pasojë e borxheve të mëdha shpesh herë ka telashe për pagesën e punëtorëve. “Kompania “Uniteti” është përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve në Mitrovicë, Skenderaj dhe Vushtrri. Borxhe ka në të tri komunat, por shpresojmë se vendim të njëjtë sikur në Mitrovicë për kushtëzim do të merret edhe në dy komunat tjera”.

Tha se janë duke punuar me intensitet të shtuar pas shkrirjes së borës, meqë janë krijuar shumë deponi ilegale në vende të ndryshme të qytetit.  Poashtu përmendi edhe sigurimin e një fshese për pastrimin e rrugëve, të cilën e kanë siguruar me mbështetjen e Ministrisë për Ekonomi dhe Financa.   
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)