24 Mars 2023

Fillon konferenca e komisioneve parlamentare për Buxhet e EJL-së

Prishtinë, 11 tetor - Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës së Kosovës, më 10, 11 dhe 12 tetor, organizon në Prishtinë Konferencën e parë të komisioneve parlamentare për Buxhet të vendeve të Evropës Juglindore (EJL), me temën “Roli i parlamenteve në procesin buxhetor”.

Një ditë para fillimit të Konferencës së komisioneve parlamentare për Buxhet të vendeve të Evropës Juglindore, në hollin e Kuvendit të Kosovës është zhvilluar një ceremoni mirëseardhjeje për pjesëmarrësit e kësaj Konference.

Në prani të anëtarëve të komisioneve parlamentare për Buxhet të vendeve të rajonit, ambasadorit gjerman në Prishtinë, Hans-Dieter Steinbach, përfaqësuesve të GTZ-së, deputetëve të Kuvendit të Kosovës – anëtarë të Komisionit për Buxhet dhe Financa, si dhe mysafirëve të tjerë, anëtari i Kryesisë së Kuvendit, Xhavit Haliti, ka mbajtur një fjalë përshëndetëse.

Duke iu uruar mirëseardhje, në emër të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emër të Kryesisë, Haliti ka uruar që Konferenca e cila fillon nesër, të jetë një nismë e mbarë për rajonin dhe për komisionet përkatëse.

Ai tha se Kosova si shtet i ri dhe parlamenti i saj, në vend të diplomacisë parlamentare, e cila nuk është arritur të realizohet sa duhet, kanë ndërmarrë një nismë të kontakteve, e cila për të gjitha palët, për Kosovën dhe shtetet e tjera pjesëmarrëse në konferenca të tilla, do të shërbejë për njohje dhe bashkëpunim për interesa të përbashkëta. 

Në këtë konferencë do të marrin pjesë anëtarë të Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Kosovës, përfaqësues të institucioneve të vendit, përfaqësues të komisioneve për buxhet të vendeve të Evropës Juglindore dhe atij të Gjermanisë, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë ndërkombëtarë, të akredituar në Prishtinë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 mars 2023

- Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, nënshkruajnë marrëveshjen financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin vjetor IPA 2022. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)   

-  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme dhe Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim;  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës viziton shkollën fillore “Naim Frashëri” në Vushtrri. (Shkolla “Naim Frashëri” në Vushtrri, ora 10:00)

- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. (Fshati Gllogjan, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi qendror në shënim të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s. Merr pjesë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. (Gllogjan, ora 12:00)

- Pas qëndrimit 3 ditor në protestë punëtorët teknik të 10 shkollave të komunës së Prishtinës takohe me kryetarin të Shoqatave Sindikale për veprimet e mëtutjeshme sindikale. (Selia e Federatës se Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, ora 12:30)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere diskuton rreth situatës në Trustin Pensional ku të ftuar janë guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti; Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca; ministri i Financave, Hekuran Murati dhe drejtori menaxhues i Trustit, Adrian Zalli. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora  13:30)

- PSD do të mbajë konferencë për media ku do të flas kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, rreth protestës të së shtunës. (Zyrët qendrore të PSD-së, ora 15:00)

- Për nder të 24 marsit, Ditës së Bombardimeve ndaj forcave serbe, Rrjeti i OJQ-ve "AVONET" organizon "Kafen e Miqësisë dhe Falenderimeve". (Lokali “Mom Ami” në “The Village&Shopping&Fun” Ferizaj, ora 19:30)