07 Maj 2024

Fillon “Java për zhdukjen e varfërisë”

Prishtinë, 14 tetor - Viti 2011 shënon përvjetorin e gjashtë të fushatës: Java për zhdukjen e varfërisë në Kosovë. 

Java për Zhdukjen e Varfërisë 2011 vjen në kohën kur njerëzit që jetojnë në varfëri janë edhe më të pasigurt rreth mundësive të punësimit, stabilitetit, kushteve të punës, mundësive për trajnim dhe disponueshmërisë së mbrojtjes  sociale.

Sipas Raportit të Zhvillimit Njerëzor në Kosovë rreth 45 % kosovarë jetojnë nën kufirin e varfërisë, dhe rreth 18 % e kosovarëve jetojnë në varfëri të skajshme. 

Varfëria është në nivel më të lartë në mesin e atyre që jetojnë në familje të mëdha, veçanërisht në ato familje që kanë numër të madh të të papunësuarve dhe ata që kanë nivel më të ulët të shkollimit.

Shkalla e papunësisë te femrat është 55% ndërkaq te meshkujt është 39%.  Shkalla e përfshirjes së fuqisë punëtore është dukshëm më i vogël pë femrat: në Kosovë –femrat përbëjnë 26.1 % dhe 65.8 % meshkuj, ndërsa në BE mesatarja ne 2007 ishte 64% dhe në vitin 2008 papunësia te femrat ishte 17 % më e lartë.

Java për Zhdukjen e Varfërisë 2011 bën përpjekje që të nënvizojë nevojën për të mbështetur nismat dhe programet rinore që janë pjesëmarrëse dhe të bazuara në të drejtat e njeriut, që mund të ndihmojnë në tejkalimin e mospërfshirjes, dhe kanë përparësi dhe sigurojnë qëndrueshmërinë mjedisore, shoqërore dhe ekonomike.

 Për të mbështetur këto përpjekje, Java për Zhdukjen e Varfërisë aspiron në përforcimin e dialogut dhe në zhvillimin e partneriteteve në mesin e rinisë, komuniteteve, politikëbërësve dhe vendimmarrësve, organizatave, akademikëve, sektorin privat dhe mediat.

Java do të shënohet me një varg aktivitetesh që përfshijnë një Tryezë të rrumbullakët me Deputetët e Parlamentit të Kosovës me rastin e lansimit të broshurës “Përfshirja Sociale-njerëz prapa shifrave” dhe do të prezantohet programi statistikor ‘Dev-info’.

Të njejtën ditë në sesionin e pasdites Kryeparlamentari do t’i shpërblejë parlamentarët për përpjekjet e tyre të tanishme dhe në të kaluarën për avancimin e përfshirjes sociale.  Ministri për Arsim, Shkencë dhe Teknologji do t’u adresohet studentëve në Universitetin e Prishtinës, në Sallën e Kuqe të Fakultetit Filologjik.

Shfaqja artsitike interaktive do të shfaqet gjatë kësaj jave si dhe ceromia e dhënies së shpërblimeve për Çmimin gazetaresk të varfërisë 2011.

Shpresojmë se do të na bashkoheni në shënimin dhe mbulimin medial të Javës për zhdukjen e varfërisë.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)