15 Maj 2024

Fillon certifikimi ndërkombëtar për bankier edhe në Kosovë

Prishtinë, 31 gusht - Me 15 tetor të këtij viti fillon kursi për përgatitjen e kandidatëve për certifikimin ndërkombëtar për bankier, i cili mbahet nga Shoqata e Bankave të Kosovës. 

Në vitin 2011 Shoqata e Bankave të Kosovës është akredituar nga Rrjeti Evropian për Edukim në Banka dhe Shërbime Financiare (European Banking and Financial Services Training Network – EBTN) për të mbajtur këtë certifikim në Kosovë.

Programi është përpiluar nga vetë sektori bankar dhe është përshtatur për të plotësuar nevojat e tregut financiar me njohuri shtesë, duke qenë në përputhje me kërkesat dhe standardet Evropiane. Ngritja e këtij programi për Kosovë është përkrahur nga USAID / KPEP.

Certifikimi EFCB synon që të aftësojë dhe certifikojë njohuritë e kosovarëve në përputhje me standardet ndërkombëtare. Certifikatat e lëshuara nga EBTN njihen nga shtetet e Evropës dhe mbi 40 shtete tjera në botë.

Kandidatët e certifikuar përveç se do të kenë përparësi gjatë aplikimit për punë në banka, me certifikatën EFCB gjithashtu do të mund të konkurrojnë edhe në bankat e vendeve tjera të Evropës.

Ligjëruesit janë udhëheqës të departamenteve të ndryshme në banka dhe ligjërues në universitete, të cilët përveç teorisë kanë dëshmuar vetën edhe në zbatim praktik të koncepteve që ligjërojnë.

Deri më tani ky certifikim është mbajtur vetëm për stafin ekzistues të bankave, ndërsa tani fillon edhe për të gjithë individët që aspirojnë të fillojnë karrierë të suksesshme në banka.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)