24 Mars 2023

Feith: Mund të ketë shkarkime të reja të ministrave

Prishtinë, 27 prill -Kosova nuk ka tjetër alternativë përveç luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, tha shefi i ICO-së, Piter Feith. Ai foli edhe për mundësin e shkarkimit të disa ministrave në Qeverinë e Kosovës, duke mos përmendur emra, por, tha se së shpejti mund të priten zhvillime në këtë drejtim.

 

Këto komente, ai i bëri gjatë një ligjërate të mbajtur në Universitetin Amerikan në Kosovë, me temën “Perspektiva evropiane e Kosovës”. Feith tha se shtetet që synojnë integrimet, duhet ta kenë të qartë rëndësinë e vendosjes së sundimit të ligjit dhe t’i rregullojnë raportet ndër-fqinjësore.
Kosova duhet ta luftojë korrupsionin nëse dëshiron perspektivën evropiane, tha shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Piter Feith, i cili njëherësh mban dhe postin e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian.

Gjatë një ligjërate të mbajtur para studentëve të Universitetit Amerikan në Kosovë, lidhur me perspektivën evropiane të Kosovës, Feith i ftoi kosovarët të kenë durim, duke besuar se Kosova, në një të ardhme jo shumë të largët, do ta heqë qafe korrupsionin dhe do të ndërtojë kështu një perspektivë evropiane si edhe vendet tjera.

“Ju do të shihni më shumë hapa që do të ndërmerren, ngase, në të kundërtën, Kosova kurrë nuk do të shënojë përparime në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, tha Feith.

Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, si pjesë e vendosjes së rendit ligjor, si dhe zhvillimi ekonomik përbëjnë hapat e domosdoshëm që Kosova duhet t’i ndërmarrë për sendërtimin e aspiratave drejt BE-së, theksoi Feith.

Ai nuk e mohoi dhe as pohoi nëse ka kërkuar nga kryeministri Thaçi shkarkimin e të paktën një ministri të dyshuar për afera korruptive dhe keqpërdorim të parasë publike.

“Ju lutem, kini durim dhe do të shihni se do të ketë zhvillime të tjera”, tha Feith, në lidhje me kërkesën e tij drejtuar kryeministrit të Kosovës për shkarkimin e zyrtarëve të dyshuar për korrupsion.

Ndërkaq, duke iu referuar rastit të Albin Kurtit dhe tentimeve të pasuksesshme të Policisë së Kosovës, që pas një ceremonie mortore ta arrestojnë atë, Feith tha se drejtësia është në kërkim të Kurtit dhe se ai nuk mund të fshihet nga drejtësia.

Një sistem i pavarur i drejtësisë përbën njërin prej komponentëve kryesorë të një shteti, nënvizoi Feith.

Në vazhdim, ai u ndal edhe në perspektivën evropiane të rajonit. Përmirësimin e raporteve Kosovë - Serbi, Feith tha se e sheh si të domosdoshëm dhe kriter që këto dy shtete të mund t’i realizojnë synimet për integrimet evropiane.

“Është me rëndësi që Prishtina dhe Beogradi të fillojnë bashkëpunimin për zgjidhjen e çështjeve të hapura, që kanë implikime afatgjate për të dyja palët”, tha zyrtari i lartë evropian.

Regjistrimi i popullatës, i caktuar për majin e vitit 2011, është një çështje që do të kërkojë bashkëpunim me Beogradin, tha ai.

Gjatë kësaj ligjërate, Feith u shpreh i rezervuar në lidhje me përparimet ekonomike. Ndërkaq, në vazhdimësi adresoi mesazhe optimiste për përparimet e bëra në përgjithësi, këto vitet e fundit.

Feith tha se mandati i shefit të ICO-së, pavarësisht se do të jetë ai apo dikush tjetër në krye, pritet të zgjasë edhe për më shumë se një vjet, përderisa ai i Përfaqësuesit Special të BE-së mund të jetë më afatgjatë.

Deri më tani, ai tha se nuk ka dashur në asnjë rast t’i përdorë autorizimet e tij që ia mundëson Pakoja e Ahtisarit dhe t’i shkarkojë përfaqësuesit e zgjedhur kosovarë, kur ata bëjnë shkelje të caktuara, ngase këtë përgjegjësi ua kishte lënë në autorizim udhëheqësve të institucioneve të Kosovës.

/Evropa e Lire/

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 mars 2023

- Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, nënshkruajnë marrëveshjen financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin vjetor IPA 2022. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)   

-  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme dhe Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim;  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës viziton shkollën fillore “Naim Frashëri” në Vushtrri. (Shkolla “Naim Frashëri” në Vushtrri, ora 10:00)

- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. (Fshati Gllogjan, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi qendror në shënim të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s. Merr pjesë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. (Gllogjan, ora 12:00)

- Pas qëndrimit 3 ditor në protestë punëtorët teknik të 10 shkollave të komunës së Prishtinës takohe me kryetarin të Shoqatave Sindikale për veprimet e mëtutjeshme sindikale. (Selia e Federatës se Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, ora 12:30)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere diskuton rreth situatës në Trustin Pensional ku të ftuar janë guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti; Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca; ministri i Financave, Hekuran Murati dhe drejtori menaxhues i Trustit, Adrian Zalli. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora  13:30)

- PSD do të mbajë konferencë për media ku do të flas kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, rreth protestës të së shtunës. (Zyrët qendrore të PSD-së, ora 15:00)

- Për nder të 24 marsit, Ditës së Bombardimeve ndaj forcave serbe, Rrjeti i OJQ-ve "AVONET" organizon "Kafen e Miqësisë dhe Falenderimeve". (Lokali “Mom Ami” në “The Village&Shopping&Fun” Ferizaj, ora 19:30)