03 Maj 2024

Falimentimi i Greqisë do të kishte pasoja të paparashikueshme

Bruksel, 11 tetor - Pasoja të paparashikuara do të kishte një falimentim i Greqisë, i cili do të shkaktonte dhe një përhapje të krizës, deklaroi Presidenti i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso, në gazetën gjermane “Bild”.

“Është diçka krejtësisht e re për ne dhe diskutojmë për zgjidhje që nuk janë provuar me të vërtetë më parë”, tha Barroso në mënyrë karakteristike, duke iu referuar mundësisë për falimentimin e një vendi të Eurozonës.

Megjithatë ai ka theksuar se ΒΕ-ja është e bindur se një falimentim grek “nuk do të ishte më i lirë për personat e implikuar se sa planet aktuale të shpëtimit.”



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)