13 Maj 2024

Falimentimi i Greqisë demton ekonomin e botës mbi 1 trilion euro

Athinë, 4 shkurt - Një falimentim i mundshëm i pakontrolluar i Greqisë, do t’i kushtonte ekonomisë botërore më shumë se 1.000 miliardë euro, konsideron Instituti për Financa Ndërkombëtare (IFN).

Sipas gazetës “Athina News”, IFN-ja, e cila ishte ndërmjetësduesi mes bankave private dhe qeverisë greke për negociatat e shlyerjes së një pjese të borxhit, vlerëson se një gjë e tillë do t’i shkaktonte goditje të madhe Bankës Qendrore Evropiane (BQE) për shkak të angazhimit të saj të madhë për shlyerjen e një pjese të borxhit grek.

IFN thekson gjithashut nevojën epër masa të reja të menjëherëshme të cilat do të pengojnë zgjerimin e krizës në vendet e tjera të eurozonës.

IFN-ja në raportin e saj paralajmëron se falimentimi grek mund në mënyrë të drejtpërdrejtë t’i destabilizojë Portugalinë, Irlandën, Italinë dhe Spanjën, të cilat do të pësojnë goditje të menjëherëshme. Instituti vlerëson se për rikapitalizimin e bankave janë të nevojshme 160 miliardë euro të tjera.

Dështimi financiar grek do të sjell ngadalësimin e rritjes ekonomike dhe ulje të të ardhurave tatimore, konsideron IFN-ja.

“Është tepër e vështirë të mendohet se Greqia në rast të falimentimit do të mund të mbetet anëtare funksionale e eurozonës duke pas parasysh të gjitha pasojat e mundshme negative financiare të cilat do të mund të dalin nga kjo”, theksohet në raport.

Një ngjarje e tillë, siç është falimentimi i një shteti sovran do të sjell një seri tronditjesh sociale dhe politike dhe do të rrezikojë reformat që i janë kërkuar Athinës nga kreditorët e saj.

Raporti i IFN-së iu është dërguar liderëve evropianë në prag të mbledhjes së eurozonës të caktuar për më 9 mars, në të cilën duhet të merret një vendim përfundimtar për ndihmën ndaj Greqisë, vendim ky që do të varet nga pranimi ose jo i investitorëve privatë të fshijnë diçka më shumë se 100 miliardë euro nga borxhi grek.

IFN është organizata udhëheqëse bankare me seli në Uashington në të cilën bëjnë pjesë mbi 400 institucione financiare prej rreth 70 vende, midis të cilave edhe katër nga Greqia.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)