01 Maj 2024

Evropianolindorët pa kufizime në tregun gjerman dhe austriak të punës

Berlin, 1 maj - Punëmarrës nga tetë vende të Evropës Lindore që nga kjo e dielë kanë akses të pa kufizuar në tregun gjerman dhe austriak të punës.

Polakët, çekët, hungarezët, sllovenët, sllovakët, si edhe kandidatë nga Estonia, Letonia, Lituania mund të punësohen pa kufizime në Gjermani.

Por tregu gjerman i punës ende mbetet i mbyllur për punëmarrës nga Bullgaria dhe Rumania. Ministri gjerman i Ekonomisë, Rainer Brüderle heqjen e kufizimeve të punësimit për punëmarrës vendet e Evropës Lindore e vlerëson si shans për Gjermaninë.

Për televizionin ARD, Brüderle tha: "Shanset janë të mëdha. Ne kemi nevojë urgjente për fuqi të kualifikuar punëtore. Në disa pjesë të Gjermanisë kemi punësim të plotë. Po qe se nuk na vjen fuqi e kualifikuar punëtore do ta humbim shansin e rritjes ekonomike."

Ndërkohë sindikatat gjermane shprehen të shqetësuara për dumpingun e pagave. Llogarinë do ta paguajnë biznesi i mesëm dhe ai i zejeve, paralajmërojnë sindikatat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)