04 Maj 2024

Evropë, rinia po ballafaqohet me problemin e papunësisë

Madrid, 19 tetor - Në Evropë, në veçanti nëpër vendet që kanë mbetur nën ngarkesën e rëndë të borxheve, popullata e moshave të reja gjendet ballë për ballë me problemin e papunësisë.

Të diplomuarit e universiteteve të cilët kanë vështirësi të gjejnë punë, pranojnë të punojnë nëpër punë të përkohshme me rroga të ulëta.

Në Spanjë ku nga çdo pesë persona, një është pa punë, papunësia e popullatës me moshë të re është mbi 40%.

Edhe në Portugali dhe Itali gjendja është e njëjtë.

Kontratat e përkohshme që dikur kanë qenë të përhapura vetëm nëpër sektorët e turizmit, bujqësisë dhe ndërtimit, tashmë janë të parapëlqyera prej shumë firmave.

Nëpër vendet të cilat i frikësohen thellimit të krizës së borxheve, vendet e punës përgatisin kontrata me fund të hapur dhe evitojnë pagimin e kompensimit të vjetërsisë në moshë.

Në këtë pikë, deklaratat e Ministrit spanjoll të Punës se \"Na intereson më mirë që njerëzit të punojnë në punë të përkohshme se sa të mbeten pa punë\" flasin për situatën e krijuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)