05 Mars 2024

Evropa vendos për bonuset e bankave

Bruksel, 7 korrik  - Parlamenti evropian pritet të miratojë kufizimet e reja lidhur me mënyrën se si u jepen shpërblimet bankierëve. Vetëm një pjesë e bonuseve do të paguhen paradhënie, ndërsa të paktën gjysma e shpërblimit do të varet nga ecuria e bankës në të ardhmen.

Megjithatë nuk do të vihet një limit, për sa i takon vlerës maksimale të shpërblimit. Pas shpëtimit të bankave në mbarë Evropën, deputetët e parlamentit evropianë vunë në shënjestër shpërblimet e majme që u jepeshin zyrtarëve më të suksesshëm të bankave.

Disa fajësuan kulturën e bonuseve se inkurajonte ndërmarrjen e risqeve si shkaktare të krizës financiare.
Për drejtorët e bankave të shpëtuara nga shteti nuk do të ketë bonuse, ndërsa për pjesën tjetër vetëm 30 për qind e shpërblimit paguhet paradhënie me para në dorë. Nga pjesa e mbetur e shpërblimit 40 për qind do të jepet pas 3-5 vjetësh mbështetur në fitimet që do të sigurojë banka.

Pjesa tjetër do të jepet në formën e një kapitali kontigjent, me fjalë të tjera në formën e një huaje nga banka, e cila mund të kthehet në aksione nëse banka përballet me probleme. Pra shpërblimet e dhëna nga bankat do të bëhen kështu më të ndërlidhura me formën e dhe performancën e bankës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)