17 Maj 2024

Evropa po redukton mbështetjen financiare të vendeve më të varfra

Bruksel, 26 qershor - Për herë të parë në 10 vjetët e fundit ekonomitë evropiane kanë reduktuar mbështetjen financiare për vendet më të varfëra, vënë në dukje ekspertët financiarë.

Sipas të dhënave të raportit të Organizatës JoQeveritare “Data”, për shkak të krizës financiare në Evropë, shumë shtete filluan të reduktojnë fondet në dispozicion për dhënien e ndihmës vendeve më të varfëra.

Reduktimi më i madh i buxhetit \"donator\" evidentohet në Spanjë dhe Greqi. Në përgjithësi, Evropa ka filluar të shpenzojë për këto qëllime deri në 1.5% më pak.

Në të njëjtën kohë, sipas fjalëve të ekspertëve, paratë e nevojshme për përmbushjen e angazhimeve evropiane në mbështetje të vendeve më të varfëra janë shumë më modeste se sa mjetet që planifikohet të caktohen për mbështetjen e bankave spanjolle.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)