15 Maj 2024

Evropa investon për të ardhmen

Bruksel, 3 shtator - Evropianët "rënkojnë" nën presionin e krizave financiare. Teksa Bashkimi Evropian po kërkon gjetjen e zgjidhjeve, bizneset evropiane po zhvillojnë mënyrat e tyre të të kopjuarit dhe të qenit konkurrues. Motoja e tyre është që të investojnë më tepër në hulumtim dhe zhvillim, pavarësisht krizave.

Një studim i bërë nga Bashkimi Evropian arriti në përfundimin se kompanitë drejtuese planifikojnë të rrisin investimet e tyre me një mesatare vjetore prej 4% deri në vitin 2014.

Veçanërisht kompanitë në degët kompjuterike dhe software po rrëmojnë thellë në xhepat e tyre. Ata përllogarisin një rritje mesatare investimesh prej 11% në vit.

"Kjo rritje pozitive për investimet e koorporatës R&D është thelbësore për konkurrueshmërinë evropiane," tha Maire Geoghegan-Quinn, Komisionieri evropian për Hulumtimet, Inovacionin dhe Shkencën.

Lajmi qetësoi gjithashtu edhe Oliver Koppel nga Instituti për Hulumtimet Ekonomike në Këln. Sipas tij, "kjo tregon që kompanitë, edhe në kohëra të vështira për ekonominë, po investojnë në hulumtime dhe zhvillim.

"Kriza financiare zbuloi se çfarë ndodh kur shtete si Greqia, Italia dhe Spanja presin investimet e R&D. Duke qenë se hulumtimi është një ndër faktorët kryesor të zhvillimit ekonomik, "nuk është çudi që këto vende nuk po ecin mirë, për fat të keq," i tha Koppel DW.

Por rezultatet pozitive të studimit të BE-së nuk duhen ekzagjeruar. Sondazhi u përqendrua në kompanitë e mëdha që planifikojnë buxhete afatgjata për hulumtimet e tyre. Deri tani, kriza e euros nuk ka pasur ndikim në to.

"Krizat ekonomike kanë pasur një efekt më të madh në bizneset e vogla dhe të mesme, të cilat duhet të punojnë më shumë me para kesh," tha Koppel, duke shtuar se rezultatet e mbikqyrjes jo domosdomshërisht zbatohen për investimet në hulumtim dhe zhvillim.

Një mënyrë që Koppel sugjeron për të mbështetur vullnetin e kompanive për t´u ripërtërirë, do të ishte që Bashkimi Evropian të bënte përpjekje për heqje taksash për vendet anëtare.

Nëse një kompani do të dinte se në investimin e 1.000 eurove (1255 dollarëve) për hulumtim dhe evolucion do të shpëtonte 250 euro taksa, do të ishte jashtëzakonisht efektive, argumenton Koppel.

Dëshira aktuale për investim e kompanive të mëdha do të ishte çelësi për kthesën ekonomike. Në mesin e 2010-ës, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) raportoi se Shtetet e Bashkuara dhe Japonia e kishin vendosur veten para konkurrentëve të tjerë të tregut.

Geoghegan-Quinn paralajmëroi kompanitë që të mos hiqnin dorë nga planet e tyre për investimet R&D. "Evropa udhëheq në shumë fusha, por ne nuk ja lejojmë dot vetes vetëkënaqësinë," tha ajo gjatë një konference për shtyp në muajin korrik.

"Ne prodhojmë më shumë publikime shkencore se Shtetet e Bashkuara, por publikimet tona janë më pak të frekuentuara se të tyret. Me fjalë të tjera, ne po mbetemi prapa kur vjen puna tek hulumtimet më të mira me impakt të lartë," shtoi ajo.

"Dhe sigurisht konkurrueshmëria po rritet dita-ditës, përderisa Kina dhe ekonomitë në zhvillim hynë në garë."

Kompanitë evropiane po përfitojnë gjithashtu nga globalizimi. Jo vetëm sepse tregu për produktet evropiane është zgjeruar – Kina është aktualisht tregu më i madh për Evropën – por edhe për shkak të bashkëpunimit ndërkombëtar për hulumtim dhe zhvillim dhe përpjekjeve për bashkëpunim mes kompanive. Radu Popescu-Zeletin, kreu i Institutit Fraunhofer për Sistemet e Hapura të Komunikimit është marrë me çështjen.

"A është e mundur që në ditët e sotme të gjesh kufinj mes Europës dhe Kinës?" pyet ai. "Shumë firma kineze kanë investuar relativisht shuma të mëdha në firmat evropiane, të cilat nga ana e tyre bëjnë tregti me Kinën. Unë mendoj se këto kohë, konflikti i supozuar është më tepër një bashkëpunim."

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)