05 Maj 2024

Evropa do ta tejkalojë dështimin e ndihmës për Greqinë

Bruksel, 29 qershor - Eurozona është e gatshme për epilogun më të keq të mundshëm nga kriza greke e borxheve dhe me sukses do të qëndrojë në rast të paaftësisë eventuale të Greqisë që t\'i përmbush detyrimet e saj ndaj kredive.

Këtë e deklaroi ministri gjerman i Financave Volfgang Shauble në intervistën e publikuar të dielën.

Ai theksoi se së bashku me kolegët e tij evropianë presin që Parlamenti grek këtë javë ta miratojë pakonë kryesore të masave për kursim edhe përkundër protestave masive dhe rezistencës së opozitës, por potencoi se eurozona me sukses do të përballet edhe me rezultat tjetër. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)