17 Maj 2024

Eurozonë, diskutohet kriza e borxheve

Bruksel, 22 qershor - Udhëheqësit e katër ekonomive më të mëdha të Eurozonës takohen të premten për të diskutuar trajtimin e krizës së borxheve në Evropë.

Kryeministri italian, Mario Monti, do të presë në Romë kancelaren gjermane, Angela Merkel, presidentin francez, Fransua Holland, dhe presidentin spanjoll, Mariano Rajoi.

Takimi në Romë ndodh pak ditë para samitit të Bashkimit Evropian në Bruksel, i cili do të zhvillohet më 28 dhe 29 qershor.

Në anën tjetër, auditorët e pavarur kanë paralajmëruar se bankat spanjolle mund të kenë nevojë për kapital shtesë, në vlerë prej 62 miliardë eurosh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)