14 Maj 2024

Eurozonë: Borxhet publike në 2011, më të larta se në 2010

Bruksel, 8 shkurt - Sipas të dhënave statistikore nga Eurostati bëhet e ditur se në tremujorin e tretë të vitit 2011, në 17 vendet e Eurozonës, përqindja e nivelit të borxheve publike është ulur në 87.4 për qind të PBB-së nga 87.7 për qind që ishte në tremujorin e dytë të vitit 2011.

Edhe pse kjo përqindje është ulur vazhdon të jetë më e lartë se ajo e tremujorit të tretë të vitit 2010 prej 83.2 për qindësh.

Nga borxhet del se bonot zënë 79.3 për qind të vlerës së përgjithshme të borxheve shtetërore në Eurozonë, kreditë zënë 18 për qind dhe pjesa tjetër është në para dhe depozita.

Konkretikisht, deri në fund të tremujorit të tretë të vitit të kaluar, nivelin më të lartë të borxheve në Eurozonë e kryeson Greqia me afro 159 për qind të PBB-së dhe më pas ndiqet nga Italia, Portugalia dhe Irlanda.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)