29 Prill 2024

Eurozona zhytet në recesion

Bruksel, 24 gusht - Ekonomia e Eurozonës pritet të kontraktohet me 0,5-0,6 për qind në tremujorin korrik-shtator, në atë që pritet të jetë tremujori i dytë i recesionit në tre vitet e fundit.

Parashikimi u realizua ditën e enjte nga kompania e specializuar në studimet ekonomike, “Markit”.

Përsa i përket koefiçentit të prodhimit industrial dhe shërbimeve, ai do të mbetet në të njëjtat nivele si në korrik, me 46,6 edhe përgjatë gushtit.

Çdo nivel inferior ndaj koefiçentit 30 tregon kontraktim.  Sektori privat në vendet e Eurozonës, përballet gjithashtu me rënie të vazhdueshme, ndërsa përgatitet të përballojë muajin e shtatë radhazi me humbje.

Rob Dobson,  një kryeekonomist i “Markit”, deklaroi: “Të dhënat tona për gushtin përforcojnë bindjen se ekonomia e përbashkët e vendeve që përdorin monedhën euro është duke ecur drejt recesionit në tremujorin e dytë të 2012-s.\"

\"Sipas të dhënave të deritanishme, rënia ekonomike në dy muajt korrik-gusht ka qenë prej 0,5-0,6 për qind, prandaj duhet një rritje e fuqishme në shtator, për të ndryshuar këtë pamje”. 

Ekonomia në tremujorin prill-qershor pësoi një kontraktim prej 0,2 për qind. Recesioni përgjithësisht përkufizohet si dy tremujorë radhazi me rritje negative.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)