29 Prill 2024

Eurozona po studiojnë masa të reja në ndihmë të Greqisë

Bruksel, 8 maj - Vendet e zonës euro po studiojnë masa të reja në ndihmë të Greqisë si një mundësi për rindarjen e një pjese të borxhit dhe një shtyrje të mundshme të objektivave për reduktimin e deficitit publik, konfirmoi sot shtypi grek, pas një takimi në Luksemburg.

"Në këtë takim u diskutua shtyrja e detyrimeve të këtij viti dhe në 2012 për një shumë prej 65 miliardë eurosh për t'i ardhur në ndihmë Greqisë'', theksoi e përditshmja financiare greke ''Naftemboriki''.

E përditshmja tjetër greke ''Kathimerini'' konfirmoi se pjesëmarrësit në takim diskutuan për shtyrjen borxhit grek si dhe të objektivave për reduktimin e deficitit publik në dy deri në katër vjet.

Sipas të përditshmes ''Kathimerini'', që citon burime të paidentifikuara, një nga skenarët e parashikuara do të ishte për tu ofruar kreditorëve të Greqisë norma interesi më të larta afatgjata në këmbim të akordimit të një periudhe dy vjeçare gjatë së cilës Greqia nuk do të paguajë interesa.

Vendet kryesore të zonës euro përjashtuan dje në mbrëmje një dalje të mundshme të Greqisë nga Bashkimi Monetar apo një ristrukturim të borxhit të saj të madh, në përfundim të një takimi në Luksemburg.

"Ne nuk kemi diskutuar për një dalje të Greqisë nga zona euro, ne mendojmë se e gjitha kjo do të ishte një marrëzi'', njoftoi shefi i ministrave të Financave të zonës euro, Jean-Claude Juncker, në përfundim të këtij takimi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)