20 Prill 2024

Eurozona përgatitet për ndihmën ndaj Greqisë

Bruksel, 18 prill - Ministrat e Financave të Eurozonës hodhën një hap tjetër drejt dhënies së ndihmës kundër falimentimit për Greqinë, por publikisht këmbëngulën se Greqia nuk ka dorëzuar ende një aplikim formal për fonde.

“Unë mund të konfirmoj se autoritetet e Greqisë nuk kanë dorëzuar një kërkesë”, tha Jean Claude Juncker, kryetar i Eurogrupit në një konferencë. “Ne patëm një telekonferencë të dielën e shkuar (mbi Greqinë), pra ne e kemi thënë tashmë çfarë kemi për të thënë. Të 16 vendet anëtare shpjeguan përgatitjet e tyre teknike dhe ligjore”.

Greqia ka kërkuar deri tani thjesht “konsultime” mbi një program shpëtimi me vlerë 30 miliardë euro nga partnerët e vet të Eurozonës, si dhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Në një letër të dërguar në Bruksel të enjten, ajo kërkoi fillimin e diskutimeve për një program ekonomik shumëvjeçar.

Për shkak se investitorët nuk janë ende të qartë se si do të funksionojë plani i shpëtimit, euro vijoi të dobësohej, ndërsa interesat e kërkuara nga investitorët për borxhet e Greqisë vijuan të rriten. Junker tha se progresi teknik i deritanishëm duket “i kënaqshëm”, megjithëse disa vende anëtare do të duhet të marrin miratim nga parlamentet përkatëse para se të japin fondet për shpëtimin.

Komisioneri për çështjet ekonomike dhe monetare Olli Rehn, tha se kriza greke bëri të qartë nevojën për koordinim të forcuar të politikave ekonomike në Europë. Ai rekomandoi fuqizimin e paktit për stabilitet dhe rritje, i cili supozohet se i detyron vendet të mos realizojnë deficite buxhetore më të larta se 3 për qind të prodhimit të brendshëm bruto.

Rehn kërkoi thellim të mbikëqyrjes financiare dhe krijimin e një mekanizmi të përhershëm për zgjidhjen e krizave. Brukseli duket se po sheh ndërkohë edhe nga vende të tjera të Eurozonës që shfaqin probleme të ngjashme me Greqinë. Rehn theksoi se ndoshta plani i Portugalisë për të reduktuar shpenzimet dhe stabilizuar bilancin është i parealizueshëm nëse nuk merren masa shtesë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)