29 Prill 2024

Eurozona nuk ka plan shpetimi për Spanjën, Italinë dhe Qipron

Bruksel, 3 gusht - Asnjë plan shpëtimi nuk është gati për t\'u ardhur në ndihmë Spanjës, Italisë dhe Qipros së Jugut, tre vende të zonës euro nën presionin në rritje të tregjeve dhe agjencive të vlerësimit financiar, u shpreh sot Komisioni Evropian.

\"Çështja e një plani shpëtimi, sigurisht nuk është në tavolinë, nuk është një çështje që po diskutohet\", theksoi zëdhënësja e komisionerit për Shërbimet financiare, Chantal Hugues, duke iu përgjigjur pyetjeve për Spanjën dhe Italinë gjatë një konference shtypi.

\"E rëndësishme është që autoritetet të marrin masat e duhura në fushën e konsolidimit fiskal. Kemi shumë besim në këtë pikë\", shtoi ajo, duke theksuar se \"situata nuk ka ndryshuar ditët e fundit as në Madrid, as në Romë\".

Përqindjet e obligacioneve spanjolle dhe italiane për 10 vjet kanë arritur sot në mëngjes përsëri nivele të larta që prej krijimit të zonës euro, pasi investitorët shqetësohen se mos problemi i borxhit në zonën euro keqësohet për shkak të ngadalësimit të rritjes ekonomike.

Përballë kësaj situate, komiteti i stabilitetit financiar italian, i përbërë nga autoritetet më të larta ekonomike të vendit, pritet të mblidhet sot pasdite.

Në Spanjë, kryeministri Hose Luis Rodriguez Zapatero bëri të ditur sot se i shtyu pushimet për të ndjekur nga afër situatën ekonomike.

E pyetur për situatën në Qipron e Jugut, të cilës dy agjencitë e vlerësimit Standard & Poor\'s dhe Moody\'s, ia ulën vlerësimin, ajo tha gjithashtu se nuk \"bëhet fjalë për një plan ndihme\", sepse vendi është \"i vendosur të bëjë ç\'është e mundur në fushën e konsolidimit fiskal\".

Dje, banka më e madhe tregtare e Qipros, Bank of Cyprus, i ka bërë thirrje udhëheqjes së Nikosisë të marrë masa të shpejta në mënyrë që të mos i kërkohet Brukselit një plan shpëtimi financiar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)