28 Prill 2024

Eurozona mund të shpërbëhet pas pesë vitesh

Bruksel, 17 qershor - Ekonomisti i njohur, Nuriel Rubini, i cili parashikoi krizën financiare globale të vitit 2008, vlerëson se vendet nga periferia e eurozonës do të mund ta braktisnin bashkimin monetar evropian gjatë pesë viteve të ardhshme.

Këtë vlerësim Rubini e ka paraqitur në një shkrim të publikuar në \"Financial Times\" si edhe në një konferencë në Singapor.

Sipas Rubinit, kriza debitore e dobëson eurozonën dhe nxjerr në sipërfaqe dobësitë e bashkimit monetar evropian.

Eurozona, në të vërtetë, asnjëherë nuk ka qenë zonë optimale monetare.

\'\'Te vendet e eurozonës ekzistojnë ende dallime të mëdha dhe drastike ekonomike, ndërkaq edhe konkurrenca e tyre gjithashtu është me dallime të mëdha\'\', thotë Rubini.

Ai vlerëson se mungesa e disiplinës buxhetore në vende si Greqia dhe Portugalia, përputhet me spekulime në shtete të tjera si Spanja dhe Italia duke sjellë që vendet periferike nga eurozona të bëhen më pak kompetitive.

Rubini mendon se për të funksionuar një zonë monetare duhet që ajo të shoqërohet nga politika buxhetore me burime mbinacionale të të ardhurave dhe emisione të obligacioneve të përbashkëta sovrane.

\"Mungesa e harmonizimit ekonomik e çon eurozonën drejt disfatës\", mendon Rubini.


Sipas tij, mjeti i vetëm për kthimin e konkurencës së vendeve periferike të eurozonës është heqja dorë e tyre nga euroja dhe kthimi në valutat nacionale.

Ky skenar tani për tani duket i pamundshëm, por sipas Rubinit, nuk përjashtohet që kjo ide të realizohet gjatë pesë viteve të ardhshme duke patur parasysh se ekonomitë e vendeve periferike janë në stanjacion.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)