17 Maj 2024

Eurozona kërkon pranimin e kursimit prej Greqisë

Bruksel, 8 nëntor - Eurozona e var pagesën e parave të tjera të ndihmës për Greqinë e zhytur thellë në borxhe te pranimi qartazi prej qeverisë kalimtare në Athinë i kursit të reformës dhe kursimit.

Partitë e mëdha të koalicionit duhet të japin deklarata përkatëse me shkrim, bëri të ditur shefi i eurogrupit Jean-Claude Juncker pas një takimi të ministrave të financave të vendeve të eurozonës në Bruksel.

Komisioneri i monedhës i BE-së Olli Rehn plotësoi se transhi i gjashtë i paketës së ndihmës prej tetë miliardë eurosh mund të paguhet pastaj sipas gjasave edhe brenda nëntorit.

Deri në fund të vitit planifikohet të përgatitet edhe paketa e dytë e ndihmës për Greqinë, e cila parashikon një heqje dorë masivisht nga ana e kreditorëve prej detyrimeve greke.

Për të mbrojtur vende të tjera të euros prej ngjitjes së krizës së huave, prej dhjetorit do të pajiset me një fuqi më të madhe veprimi edhe fondi për shpëtimin EFSF.

Punimet bazë në dy modele të ashtuquajtura levash financiare do të jenë mbyllur deri në fund të nëntorit, tha Juncker.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)