14 Maj 2024

Eurozona do të mbijetojë edhe pa Greqinë

Bruksel, 8 shkurt - Rritet presioni mbi qeverinë e Bashkimit Kombëtar në Greqi për të rënë dakord me reformat e ashpra të kërkuara nga liderët e Bashkimit Evropian.

Bashkimi Evropian, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Qendrore Evropiane për të dhënë këstin e rradhës kanë vënë kusht shkurtime të mëtejshme të shpenzimeve, reforma në tregun e punës dhe shpëtimin e bankave.

Zëvëndes Presidentja e Komisionit Evropian, Neelie Kroes, në një intervistë për gazetën holandeze Volkskrant tha se nuk do të kishte absolutisht asnjë problem nëse Greqia do të dilte nga Eurozona.

“Kur një anëtar largohet, nuk përbën rrezik” tha ajo shprehimisht.

Ajo theksoi se liderët e partive politike në Greqi duhet të kuptojnë se qeveritë e Holandës dhe të Gjermanisë nuk mund të bindin popullin e tyre për të ndihmuar Greqinë, dhe kjo do të arrihet vetëm nëse liderët grekë “dëshmojnë vullnet të mire”.

Liderët e partive greke takohen të pas drekën e së martës ndërkohë që në vend vijojnë të mbahen greva të përgjithëshme të cilat pothuajse kanë paralizuar vendin. Takimi i mëparshëm i zhvilluar të dielën ka dështuar.

Këtë vit ekonomia greke pritet të ketë rënie për të pestin vit radhazi. Ajo është tkurrur me 12 % që prej vitit 2008.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)