02 Maj 2024

Eurozona bën gjithçka për zgjidhjen e krizës së borxhit

Bruksel, 26 shtator - Vendet e zonës euro u angazhuan përpara shteteve anëtare të Fondit Monetar Ndërkombëtar se do të bëjnë gjithçka që është e nevojshme për zgjidhjen e krizës së borxhit publik, njoftuan këto shtete anëtare në një deklaratë të përbashkët.

"Vendet e zonës euro do të bëjnë gjithçka që është e nevojshme për zgjidhjen e krizës së borxhit publik dhe për të siguruar stabilitetin financiar të kësaj zone në tërësi dhe të shteteve anëtare", njoftuan këta të fundit në përfundim të një mbledhjeje në Uashington.

"Kjo nënkupton vënien në zbatim të vendimit të liderëve të zonës euro të marrë më 21 korrik për rritjen e fleksibilitetit të Fondit evropian të stabilitetit financiar dhe për rritjen e forcës së saj goditëse dhe për përmirësimin e administrimit të krizës dhe të qeverisjes së zonës euro", bënë të ditur ata.

Kryetarët e shteteve dhe qeverive arritën një marrëveshje në korrik për zgjerimin e fushës së ndërhyrjes së fondit të ndihmës të zonës dhe për të ndihmuar më tepër Greqinë. Kjo marrëveshje është duke u ratifikuar nga 17 parlamentet kombëtare të zonës, një proces që pritet të përfundojë në mes të tetorit.

Të 187 shtetet anëtare të FMN-së premtuan gjithashtu në këtë deklaratë, se do të veprojnë së bashku për rivendosjen e besimit dhe për stabilitetin financiar, dhe për fuqizimin e rritjes ekonomike botërore.

"Ramë dakord të veprojmë me vendosmëri për të luftuar rreziqet me të cilat po përballet ekonomia botërore", deklaruan ata në përfundim të Komitetit Monetar Ndërkombëtar dhe Financiar, CMFI, instancë që përcakton orientimet politike të fondit.

Këto rreziqe përfshijnë ato lidhur me borxhin publik, dobësinë e sistemit financiar, rritjen e dobët ekonomike dhe papunësinë e lartë", shton komiteti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)