14 Maj 2024

Eurozona anulon takimin për bisedimet mbi krizën greke

Bruksel, 15 shkurt - Takimi mes ministrave europianë të Financave për të diskutuar për paketën e shpëtimit për Greqinë, që pritej të mbahej këtë të mërkurë, është anuluar.

Kreu i Eurogrupit Zhan Klod Xhanker (Jean-Claude Juncker) u shpreh se bisedimet për Greqinë do të zëvendësohen nga një konferencë gjithëpërfshirëse.

Sipas tij, Athina nuk ka dhënë ende garancitë e nevojshme dhe duhet të plotësojë disa kushte të tjera të vëna nga anëtarët e Eurozonës.

Ministrat e Kabinetit grek nuk janë të kënaqur me anulimin e takimit.

Ministri grek i Rendit Kristos Paputsis (Christos Papoutsis) pretendon se qeveria e tij ka bërë \"përpjekje mbinjerëzore\" për të plotësuar masat e rrepta shtrënguese që iu kërkuan vendit të tij.

\" Greqia ka pranuar përgjegjësitë e veta, dhe sakrificat e popullit grek janë tepër të mëdha. Besoj se ka ardhur koha për cilindo që të marrë përgjegjësitë e veta.\"

Takimi i ministrave të Financave të Eurozonës pritej të hapte një dritë jeshile për marrëveshjen e fondit të ndihmës me investitorët privatë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)