16 Maj 2024

Eurostat: 3 milionë grekë jetojnë nën vijën e kuqe të varfërisë

Athinë, 10 shkurt - Pas krizës së thellë ekonomike që ka kapluar Greqinë, populli i këtij vendi dita – ditës po bëhet edhe më i varfër.

Eursostat njoftoi se pas vendimit të shkurtimit të buxhetit në këtë vend, mbi 3 milionë grekë janë duke jetuar nën vijën e kuqe të varfërisë.

Vlen të theksohet se rezultatet nga anketa e fundit e "Public Issue'' tregojnë se PASOK-u ka mbështetjen e vetëm 18 për qind të qytetarëve, ndërkohë që partinë opozitare ''Demokracia e Re'' e mbështesin 31 për qind e tyre.

Sondazhi tregoi edhe se Partinë Komuniste Greke (KKE) e mbështesin 12,5 për qind e qytetarëve, të majtën radikale të koalicionit SIRIZA, 12 për qind, përderisa LAOS-i ka mbështetjen e pesë për qind të qytetarëve grekë.

Një përqindje e madhe e të anketuarve (91) deklaruan se nuk janë të kënaqur nga qeveria e Lukas Papadhimos. 

Sondazhi tregoi gjithashtu se 71 për qind të qytetarëve nuk besojnë se kryeministri po përballet me problemet ekonomike të vendit.

Më shumë se gjysma e të anketuarve, 58 për qind, kanë deklaruar se duhet të zhvillohen zgjedhjet e reja parlamentare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)