25 Prill 2024

EULEX bastis krytarin e Komunës se Skenderajt, Sami Lushtakun

Prishtinë, 28 shtator – Sot në Skenderaj, Policia e Kosovës, dhe Task Forca Anti-Korrupsion nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), janë duke kryer bastisje në katër shtëpi private dhe në komunën e Skenderajt në lidhje me hetimet për keqpërdorime me rastin e ndarjes së banesave sociale.

Sipas një komunikate të lëshuar nga EULEX-i, PSRK është duke i udhëhequr hetimet. Akuzat kanë të bëjnë me: Keqpërdorim të detyrës zyrtare, Mashtrim në detyrë dhe Ushtrim i ndikimit.

"Të dyshuar janë tetë persona duke e përfshirë edhe kryetarin e komunës së Skenderajt, Sami Lushtakun dhe anëtarët e Komisionit për ndarjen e banesave sociale në Komunën e Skenderajt", thuhet në komunikaten e EULEX-it.

Një ekip i SPRK-së, përfshirë edhe një prokuror të EULEX-it, si dhe zyrtarin e EULEX-it për ndërlidhje me PSRK, kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes për të bërë mbikëqyrjen, për të siguruar mbledhjen efektive të provave materiale dhe për tu dhënë shpjegimet e plota dhe të duhura personave të pranishëm aty.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)