01 Maj 2024

EU, 6 milionë euro për përmirësimin e mjedisit në Kosovë

Prishtinë, 22 shkurt - Bashkimi Evropian sot ka lansuar një projekt të ri për përmirësimin e gjendjes së mjedisit në Kosovë. Përfitues kryesor i projektit do të Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë (AMMK), organ përgjegjës për mbledhjen dhe përpunimin e informatave në lidhje me gjendjen e mjedisit.

AMMK-ja deri në fund të projektit do të përmirësojë sistemin për monitorim dhe raportim mjedisor në harmoni me kërkesat e Agjencisë Evropiane për Mjedis.

Ekspertët e financuar nga BE-ja do të mbështesin AMMK-në në themelimin e një sistemi modern për menaxhimin e të dhënave mjedisore, si dhe në përgaditjen e strategjisë për vetëdijësim publik. 

Synimi është që të vendoset një proces i përmirësimit të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm të kushteve mjedisore, përfshirë këtu cilësinë e ajrit, menaxhimin dhe kontrollin e resurseve ujore, me qëllim të plotësimit të standardeve të BE-së.

Kohëzgjatja e këtij projekti të binjakëzimit të financuar nga BE-ja do të jetë 22 muaj.  Partnerët implementues janë Agjencia Austriake për Mjedis – Umweltbundesamt (UBA) në bashkëpunim me ekspertë nga Instituti Meteorologjik të Finlandës dhe me Qendrën për Mjedis, Gjeologji dhe Meteorologji në Letoni.


Binjakëzimi është një prej instrumenteve kyçe që ndihmojnë përpjekjet integruese të Kosovës në përmbushjen e standardeve evropiane.

Binjakëzimi përfshin dërgimin e shërbyesve civil nga një vend anëtar i BE-së në administratën e një vendi kandidat dhe kandidat të mundshëm për një periudhë dy vjeçare si ndihmë për implementimin e legjislacionit të komunitetit  (origj. “acquis communautaire”) (tërësia e ligjeve dhe rregullave të BE-së).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)