02 Maj 2024

ESK: BPV ka shënuar rritje prej 3.9 për qind

Prishtinë, 31 tetor - Enti të Statistikave të Kosovës duke u bazuar në rezultatet preliminare të regjistrimit të popullsisë sot prezantoi të dhënat kryesore të Bruto Produktit Vendor (BPV) sipas te cilit Kosova gjatë vitit 2010 ka shënuar normë reale të rritjes së Bruto Produktit Vendor prej 3.9 për qind krahasuar me vitin paraprak. 
 
Kryeshefi ekzekutiv i Entit të Statistikave, Isa Krasniqi, gjatë prezantimit të raportit të hartuar nga departamenti i statistikave ekonomike ka thënë së Bruto Produkti Vendor në Kosovë ka shënuar rritje të ndjeshme nga viti në vit, veçmas në vitin 2010 krahasuar me 2009. 

Sipas tij Bruto Produkti vendor gjatë vitit 2010 ka arritur në mbi 4 miliard e 215 milionë euro.

“Norma reale e rritjes së Bruto Produkti Vendor në Kosovë në bazë të kësaj është 3.9 për qind në vitin 2010 krahasuar me vitin paraprak. Në bazë të kësaj vlere, del që Kosova është e para në rajon me këtë rritje prej 3.9 për qind”, tha Krasniqi.

Sipas të dhënave, në vitin 2009 rritja e bruto produktit vendor ishte 2.9 për qind. Ndërkohë, bruto produkti vendor për kokë banori gjatë 2010-tës ka arritur në 2 mijë e 383 euro, përderisa në vitin 2009 ishte 2 mijë e 247 euro. Përmes këtij publikimi janë korrigjuar rezultatet e mëparshme, që ishin bërë në bazë të vlerësimeve të popullatës.

Drejtori i statistikave ekonomike, Ilir Berisha, tha se bruto produkti për kokë banori tani është kalkuluar në bazë të numrit të popullsisë, që sipas rezultateve preliminare ishte 1.7 milion banorë.

“Në vitin 2009 ka qenë 1 mijë 795 për kokë banori, me kalkulimet tjera, e njëjta shumë e bruto produktit vendor, por ku del se kemi popullsi më pak, atëherë del se bruto produkti vendor për kokë banori 2 mijë e 247 euro për kokë banori”, tha Berisha.

Ndryshe, sipas të dhënave gjatë vitit 2010 Shqipëria kishte rritje prej 3.5 për qind, kurse vendet tjera të rajonit, nën 2 për qind. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)