29 Prill 2024

Erdogan: Ekonomia turke nuk do të preket nga krizat botërore

Stamboll, 6 gusht - Zhvillimet ekonomike të ditëve të fundit në Turqi janë pjesë edhe agjendës së qeverisë.

Ditën e martë Kryeministri Recep Tayyip Erdoğan do të takohet me ministrat e linjës në qeveri dhe ekspertët e ekonomisë brenda partisë.

Tregjet turke morën frymë lirisht pas deklaratës së Kryeministrit, Rexhep Tajip Erdoan se kriza “këtë herë nuk do të na prekë fare”.

Mësohet se mbledhja me temë “Vlerësimi Ekonomik” do të zhvillohet ditën e martë, më 9 gusht, nën drejtimin e Erdoanit.

Në këtë mbledhje do të marrin pjesë ekspertët e ekonomisë edhe brenda qeverisë edhe brenda partisë.

Zyrtarët theksojnë se mbledhja në fjalë nuk është në cilësinë e një mbledhje të jashtëzakonshme, por thjeshtë një takim ku do ti bëhet një vlerësim i përgjithshëm ekonomisë së vendit.

Në takim do të diskutohen zhvillimet ekonomike të ditëve të fundit, si do të rishikohen masat ekonomike të marra ose që mund të merren në të ardhmen. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)