15 Maj 2024

Erdoan premton se në prill 2013 Turqia mbylli borxhin ndaj FMN

Stamboll, 13 gusht - Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan deklaroi se në muajin prill 2013 parashikojnë të mbyllin tërësisht borxhin, që vendi i tij i ka Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Shefi i qeverisë turke mori pjesë në darkën e iftarit, organizuar nga kryesia e degës së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në Stamboll.

Duke sqaruar se borxhi, që Turqia i detyrohet FMN-së, ka rënë nga 23,5 miliardë në 1,7 miliardë dollarë, Kryeministri Erdoan theksoi: \"Synimi ynë është që këtë detyrim ta reduktojmë në 1,3 miliardë dollarë deri në fund të 2012-s, ndërsa në muajin prill 2013 ta mbyllim krejtësisht.\"

Gjatë fjalës së tij të rastit, Erdoan u ndal edhe mbi ndihmat për Republikën e Unionit të Mjanmarit.

\"Birmania është një vend i rëndësishëm, ku prehen dëshmorët tanë. Pas Luftës së Parë Botërore atje janë dërguar si pengje shumë turq, të cilët më pas kanë humbur jetën. Ne shkojmë në çdo vend, ku ka njerëz në nevojë dhe ku prehen dëshmorët tanë\", tha numri 1 i Ankarasë dhe shtoi se nëpërmjet Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) do të ndërtojnë një varrezë dëshmorësh në këtë vend.

Në darkën e iftarit, në të cilën ishte i pranishëm edhe Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, Erdoan përgëzoi gjithashtu sportistët turq, që fituan medalje në Lojërat Olimpike Londër 2012.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)