02 Maj 2024

Era rrezon kulmin e shkollës në Bajgorë

Mitrovicë, 10 dhjetor - Një pjesë e kulmit të shkollës fillore “Mehë Uka” në fshatin Bajgorë të Komunës së Mitrovicës, është rrëzuar si pasojë e erës së madhe të enjten në mbrëmje.

Poashtu bëhet e ditur se era ka shkaktuar edhe dëme tjera në pjesë të ndryshme të komunës, por përveç tyre nuk ka pasur të lënduar.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Mitrovicës, Behxhet Bala, tha se të premten është njoftuar për rrëzimin e një pjesë të pullazit të shkollës në Bajgorë. 

Ai sqaroi se menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë verifikuar se era ka dëmtuar më pak se gjysmën e mbulojës së kësaj shkolle.

Drejtori Bala premtoj se do të merren masa të shpejta që kulmi i asaj shkolle të riparohet në mënyrë që të mos ketë dëme të tjera, si pasojë e  gjendjes së krijuar.

“Inxhinierët kanë dalur në terren për të bërë paramasën për riparimin e pjesës së dëmtuar të pullazit në mënyrë që menjëherë të filloj puna”.

Lidhur me rastin e rrëzimi të një pjese të pullazit në këtë shkollë, drejtori i saj, Sabit Ibishi, tregoi se sipas dëshmitarëve një pjesë e mbulojës është rrëzuar të enjten në mbrëmje rreth orës 19:00.

Ai tha se në atë kohë nuk ka pasur asnjëri në shkollë dhe në oborrin e saj.

Drejtori sqaroi se mësimi  të premten është zhvilluar normalisht, por tha se ka nevojë të ndërhyhet urgjentisht në mënyrë që të reshurat e borës apo të shiut në këtë rajon të mos shkaktojnë dëme të tjera.

Në këtë shkollës, sipas tij, mësimin e ndjekin 250 nxënës.

Në anën tjetër, drejtori Bala, sqaroi se të premten ka marrë njoftime edhe për një rast të dëmtimit të pullazit të një shtëpie në lagjen “2 Korriku” në qytet si pasojë e erës së madhe.

Poashtu tha se është rrëzuar edhe një plep në Tunel të Parë, por për fat s’ka pasur të lënduar.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)