14 Maj 2024

Emigrantët dërgojnë nga Greqia në Shqipëri, 514 milionë euro

Tiranë, 26 mars - Dyvjeçarin e fundit Greqia u shndërrua nga një vend që tërhiqte remitanca, në vend që dërgon jashtë remitanca, konstaton komisioneri përkatës i KE Algirdas Semeta, në një përgjigje me shkrim ndaj eurodeputetit grek të Demokracisë së Re, Jorgos Papanikolau.

Sipas të dhënave të komisionerit, në vitin 2010 dërgesat në para nga Greqia vlerësohet se arritën në 1,1 miliardë euro, nga të cilat, remitancat më të shumta ishin në drejtim të Shqipërisë (514 milionë euro), Izraelit (190 milionë euro), dhe Gjerogjisë (103 milionë euro); ndërsa hyrjet drejt Greqisë ishin 929 milionë euro.

Nga këto, shumat më të mëdha erdhën nga SHBA (339 milionë euro), Gjermania (236 milionë euro) dhe Belgjika (221 milionë euro).

Sipas eurodeputetit grek, pasiguria mbi situatën ekonomike dhe mungesa e perspektivës së zhvillimit që zotëron dy vitet e fundit në Greqi, kishte si rezultat një “dëm anësor”, veçanërisht me pasoja për ekonominë greke.

Emigrantët që punojnë në Greqi dhe kanë depozita në sistemin bankar vendas ndërmorën një nxjerrje pa precedent të kapitaleve jashtë Greqisë, në të njëjtën kohë që grekët, të cilët punojnë jashtë vendit, në të vërtetë i pezulluan dërgesat e parave drejt Greqisë, për shkak të pasigurisë ekonomike që dominon në vend”, thekson eurodeputeti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)