28 Prill 2024

Ekonomia turke vazhdon rritet

Ankara, 22 shtator - Ekonomia e Turqisë vazhdon të jetë vlera në rritje. Ndërkohë që bota është zhytur në krizë ekonomike nga ekonomia e Turqisë çdo ditë vijnë sinjale pozitive.
 
Në ditën kur Italisë i është ulur nota e kredisë u publikua një lajm i gëzueshëm në lidhje me Turqinë.
 
Agjencia për klasifikimin e kredive Standard and Poor’s rriti notën e kredisë së Turqisë nga BB+ në BBB – dhe panorama u përcaktua si pozitive.
 
Agjencia konfirmoi notat e Turqisë, për nga njësia e huaj monetare si BB/B.
 
Në deklaratën e dhënë nga Standard & Poor\'s, u vu theksi në vazhdimësinë e përmirësimit të sistemit të financës në Turqi.
 
Së bashku me këtë gjë, në rritjen e notës, u bë e ditur se ka ndikuar edhe përmirësimi në sektorin financiar dhe tregjet vendore, që kanë fituar rëndësi. 
 
Ministri i Ekonomisë së Turqisë, Zafer Çaëllajan (Zafer Çağlayan) vendim e vlerësoi si një e drejt e vonuar dhe se rritja e notës do të sigurojë ardhjen e fondeve të investimeve në Turqi.
 
Ministri Çaëllajan vijoi kështu: “Kjo rritje e notës nënkupton se Turqia është njëra prej vendeve më të rëndësishme ku mund të bëhen investime të drejtpërdrejta. Siç e dini shumicës së vendeve të botës i ulet nota, i ulet nota e kredisë. Amerikës i është ulur nota, Italisë gjithashtu. Ndërkaq të gjithë e dimë gjendjen e Greqisë dhe kjo do të sigurojë ardhjen e fondeve të investimeve në Turqi”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)