04 Maj 2024

Ekonomia turke pret një të ardhme të ndritur

Stamboll, 23 qershor - Në mbledhjen e mbajtur për të diskutuar mbi raportin e Bankës Botërore “Ekonomia e Re Globale” u fol me lëvdata për ekonominë turke.

Mendimi i përbashkët i akademikëve që shprehën vlerësimet e tyre mbi këtë raport në Fondacionin e Politikave Ekonomike të Turqisë ishte se sistemi i ri ekonomik do të jetë shumëpolar.

Drejtori i Bankës Botërore për Turqinë, Ulrih Zahav (Ulrich Zachau), tha se Turqia për momentin ndodhet në një pozicion shumë më të përshtatshëm në krahasim me vendet e tjera të Evropës, ndërsa shtoi se Banka Botërore i ka pritur me kënaqësi masat e fundit që janë marrë nga qeveria turke dhe politikën e saj të punësimit.

Kurse Drejtuesi i Grupit të Bankës Botërore për Prirjet Globale në Ngjitje, Mansur Dajlami (Mansoor Dailami) theksoi se në qoftë se Turqia ruan performancën aktuale, pas vitit 2025 ajo do të jetë një nga polet e ekonomisë botërore, Turqinë, shtoi ai, e pret një e ardhme e ndritur. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)