05 Maj 2024

Ekonomia turke ndër më të suksesshmet në botë

Stamboll, 19 prill - Presidentja e Shoqatës së Industrialistëve dhe Biznesmenëve Turq, Ymit Bojner deklaroi se Turqia është shndërruar në një vend, që lakmohet për mënyrën dhe shpejtësinë me të cilën ajo doli nga kriza, rritjen ekonomike, tregtinë dhe për tregjet e investimit që i krijon vetes.

Gjatë fjalimit që mbajti në mbledhjen e Konfederatës së Sipërmarrësve dhe Botës së Biznesit Turk në Antalia, Ymit Bojner theksoi se Turqia ka siguruar suksese serioze në makroekonomi.

"E dimë se Turqia është shndërruar në një vend, që lakmohet për mënyrën dhe shpejtësinë me të cilën ajo doli nga kriza, rritjen ekonomike, tregtinë dhe për tregjet e investimit që i krijon vetes. Kemi arritur suksese të rëndësishme në makroekonomi", u shpreh Bojner.

Duke tërhequr vëmendjen edhe mbi lidhjen e ngushtë midis ekonomisë dhe demokracisë, znj. Bojner nënvizoi se mirëqenia ekonomike mund të jetë e vazhdueshme vetëm në një shoqëri demokratike.

Ndërsa lidhur me projektligjin që pritet të hartohet pas zgjedhjeve, Ymit Bojner tha: "Shpresoj që të vëmë në jetë një marrëveshje shoqërore, ku të jetë arritur konsensusi maksimal."

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)