29 Mars 2024

Ekonomia turke integrohet në BE

Ankara, 23 dhjetor - Marrëdhëniet tregtare dhe investimet mes Turqisë dhe BE rriten çdo ditë e më shumë. Në këtë proces, ku sot Bashkimi Evropian për Turqinë është partneri i parë tregtar dhe Turqia për BE-në partneri i 7-të më i madh, një rol të rëndësishëm kanë luajtur Unioni Doganor dhe negociatat për anëtarësim të filluara në vitin 2005.

Për Turqinë Unioni Doganor, përveç heqjes së taksave doganore mes palëve për prodhimet industriale dhe produkte bujqësore të përpunuara, përfshin edhe harmonizimin me legjislacionin teknik të BE-së; si për shembull politikat e tregtisë, pronës intelektuale dhe konkurrencës.

Unioni Doganor, i cili në vitin 2011 do të hyjë në 15-vjetorin e themelimit, rriti në mënyrë të konsiderueshme fuqinë konkurruese të sektorit privat turk në arenën ndërkombëtare.

Falë thellimit të mëtejshëm të integrimit ekonomik të filluar me procesin e negociatave për anëtarësim, sot vëllimi tregtar mes BE-së dhe Turqisë i tejkalon të 100 miliardë eurot. Ndërsa deficiti tregtar i Turqisë në raport me BE-në çdo herë e më shumë zvogëlohet drejt konvergjencës së eksportit dhe importit.

Bashkimi Evropian me 2/3 e investimet direkte të huaja që zotëron në Turqi, është partneri më i rëndësishëm i investimeve në Turqi. Sot në Turqi gjenden më shumë se 14 mijë firma të BE-së që bëjnë investime direkte në sektorë të ndryshëm përfshirë edhe sektorët me vlerë të lartë shtuese si sektorët automobilistik, elektronik dhe mekanik.

Turqia me një integrim në rritje në zinxhirin e furnizimit dhe prodhimit të BE-së është bërë një qendër e rëndësishme e prodhimit industrial nga pikëpamja e kompanive evropiane.

Kjo nuk është rezultat vetëm i kostos së ulët të prodhimit, por njëkohësisht edhe i rritjes së cilësisë së proceseve inxhinierike dhe kërkimore. Sot Turqia nuk mjaftohet vetëm me prodhim në bazë të porosisë për industrinë e BE-së, por njëkohësisht ajo zhvillon prodhime të reja si në sektorët e automobilistikës dhe aviacionit.

Paralel me këtë tregu i brendshëm i Turqisë ka rritur rregullisht nivelin e të ardhurave kombëtare dhe sot është edhe më i fuqishëm. Si rezultat i kësaj investitorët evropianë filluan të rrisin më shumë interesimin e tyre në sektorët e ushqimit, bujqësisë, tregtisë me pakicë, energjisë, telekomunikacionit, sektorin bankar dhe atë të sigurimeve në Turqi. Si rrjedhojë e këtij procesi konsumatorët turq u njohën me markat angleze, franceze dhe holandeze.

Në sektorin e energjisë në mënyrë të ngjashme kompanitë franceze, italiane, austriake dhe gjermane si dhe firma të tjera që ushtrojnë aktivitet në këtë sektor të vendeve anëtare të Unionit, Turqinë e vendosin në hartën energjetike të BE-së si një partner strategjik të investimeve në infrastrukturën ekzistuese dhe të planifikuar, për linjat e tubacioneve dhe planifikojnë investime në fushën e energjisë së ripërtëritshme, për shkak kjo edhe të avantazheve gjeografike që ka Turqia.

Në sajë të avantazheve që sjell Unioni Doganor vendet e BE-së, posaçërisht viteve të fundit janë në qendër të vëmendjes për investime turke. P.sh. një nga prodhuesit kryesor të çokollatës në sektorin e ëmbëlsirave në Belgjikë është blerë nga një kompani turke.

Gjithashtu në fushën e pajisjeve shtëpiake prodhuesit turq kanë blerë njërin prej prodhuesve kryesor të frigoriferëve në Rumani dhe filluan eksportin në Angli dhe Gjermani të frigoriferëve, televizionëve dhe pajisjeve të tjera elektrike.

Kështu Turqia hyri në mesin e prodhuesve të mëdhenj të tregut të BE-së. Njëra prej institucioneve të mëdha investoi në sektorin bankar në Rumani, gjithashtu investime turke të përmasave serioze u realizuan edhe në sektorin e qelqit në Bullgari.

Në anën tjetër BE-ja mbështet fuqishëm bizneset e vogla. Bizneset e vogla dhe të mesme (KOBI), që formojnë më shumë se 99% të biznesit në Turqi, me strukturat e tyre fleksibile dhe dinamike; mundësitë e punësimit që ofrojnë, me konkurrencën edhe kontributin që japin në rritjen ekonomike të vendit sot janë në pozicionin e shtyllëz kurrizore të ekonomisë turke.

Por pengesa kryesore për zhvillimin e bizneseve të vogla dhe të mesme, që kanë një potencial serioz, është qasja në financa. Posaçërisht bizneset e vogla, ku numri i të punësuarve është nën 50, nuk mund të përfitojnë në mënyrë të mjaftueshme nga mundësitë financiare me afat të gjatë. Që nga viti 2002 e këtej BE-ja mbështet një numër të madh të iniciativave me qëllim të përmirësimit të mjedisit financiar për bizneset në Turqi.

Ministri i Jashtëm i Italisë, Franco Frattini, duke e bërë të ditur që Ankaraja vazhdon të aspirojë për anëtarësim në BE pavarësisht ngadalësimit të negociatave tha: “Punët po ecin shumë ngadalë, por unë nuk besoj se Turqia është larguar nga Evropa”. Në fjalimin që mbajti në Forumin e Medias së Lindjes së Mesme, Frattini u shpreh se “Personalisht mendon se populli turk e dinë se sa e rëndësishme është të vazhdojë negociatat me BE-në. Edhe udhëheqësit turq e dinë se është më mirë për të qenë në këtë klub se sa jashtë tij. Por edhe ne evropianët duhet të kuptojmë se anëtarësimi i Turqisë do të jetë në dobinë tonë”.

Frattini u ndal edhe në temën e mos hapjes për negociata as të një kapitulli të vetëm gjatë presidencës belge dhe shtoi: “Do të ndjeja kënaqësi po të ishte hapur për negociata kapitulli i konkurrencës, aq më tepër ai i energjisë, i cili është shumë i rëndësishëm. Të paktën mund të ishte hapur kapitulli i sigurisë së ushqimit”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)