07 Maj 2024

Ekonomia kineze zhvillim të madh në 10 vjetët e fundit

Pekin, 14 tetor - Në një mbledhje me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit të Kinës në OBT, ambasadori i parë i delegacionit të përhershëm të Kinës në OBT Sun Zhenyu dhe ambasadori i tanishëm Yi Xiaohuai u shprehën se në këto 10 vjetët e fundit, ekonomia kineze është zhvilluar me ritme galopante.

Yi Xiaohuai shtoi se në këtë periudhë, arritjet më të dukshme të Kinës janë vënë re në zhvillimin me ritme të shpejta dhe transformimin në një vend të madh tregtar.

Sipas të dhënave statistikore, në këto 10 vjet, eksportet e Kinës janë rritur afro 5 herë, ndërsa importet për 4.7 herë. Tani, Kina është vendi më i madh eksportues në botë.

Sun Zhenyu vuri në dukje se pjesëmarrja e Kinës në OBT ka ndryshuar jo vetëm Kinën, por edhe këtë Organizatë, duke nxitur zhvillimin e ekonomisë globale.

Shtimi i ndjeshëm i importeve të Kinës, ka dhënë kontribute të mëdha për tregun ndërkombëtar. Tani Kina është bërë motori i ri për rritjen e tregtisë globale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)