16 Maj 2024

Ekonomia kineze do të ringrihet në një periudhë afatshkurtër

Pekin, 5 shtator - Industria prodhuese e Kinës do të stabilizohet në të ardhmen e afërt, thonë specialistët, pas rënies së prodhimit industrial si pasojë e uljes së ritmit të rritjes së ekonomisë kineze.

Të dhënat zyrtare të Kinës, thotë se PMI-a (Indeksi Menaxherial i Markit) në gusht ra 49.2%, duke shënuar për herë të parë nivelin nën 50% që nga muaji nëntor i vitit të kaluar, si edhe duke shënuar një rekord më të ulët për nëntë muaj me radhë.

Specialistët mendojnë se treguesi shfaq presionin ende të madh të rënies së ekonomisë kineze. Por ata shtojnë se industria e prodhimit në të ardhmen do të stabilizohet.

PMI-a është një ndër treguesit parashikuar për të kontrolluar prirjen e makroekonomisë, ka funksion parashikimi dhe paralajmërimit. Zakonisht 50% është një pikë dallimi midis ekonomisë së fortë dhe asaj të dobët.

Shefi i Institutit të Studimeve Ekonomike Ndërkombëtare pranë Komitetit Shtetëror të Zhvillimit dhe të Reformës, Zhang Yansheng, thotë se sipas të dhënave të reja industria e prodhimit e Kinës është në një fazë rregullimi.

\"Mund të zbulojmë se sektori i industrisë së prodhimit, me rritjen e shpejtë në 10-vjeçarin e kaluar, tani hyri në një fazë të rregullimit. Prandaj, shifra e PMI-së në muajin gusht, në fakt tregon se disiplina e brendshme ekonomike kërkon një rregullim afatgjatë në industrinë e prodhimit.\"

Në fakt, që nga fillimi i këtij viti, qeveritë e niveleve të ndryshme të Kinës, filluan zbatimin e një sërë politikash për të stabilizuar rritjen ekonomike.

Analisti i Bankës së Zhvillimit të Azisë Zhuang Jian mendon se, rënia e PMI-së në gusht vjen kryesisht nga rënia e kërkesës së tregun e brendshëm dhe të jashtëm. Njëkohësisht ai shtoi se në situatën aktuale, ekonomia kineze përballet me faktorë të pafavorshëm, por sinjale të ndryshme tregojnë se ekonomia kineze do të ri ngrihet në një periudhë afatshkurtër.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)