14 Maj 2024

Ekonomia japoneze, më negative se parashikimet

Tokio, 14 shkurt - Ekonomia japoneze u ngadalësua më shumë nga ajo që ishte parashikuar në tre muajt e fundit të 2011-ës, për shkak të rritjes së jenit dhe pasojave të përmbytjeve në Tajlandë, që dëmtuan bizneset.

Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) u ul me 2.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2010-ës, një shifër kjo më negative nga parashikimet prej 1.4% të ekspertëve të ekonomisë.

Shifrat janë një goditje e rëndë për përpjekjet e Japonisë për t'u rimëkëmbur pas tërmetit dhe cunamit marsin e kaluar.

Por disa analistë thonë se perspektiva afatgjatë është pozitive, pasi arsyet për ekonominë e dobët të Japonisë konsiderohen si raste të izoluara, që nuk pritet të përsëriten në tre-mujorin e ardhshëm.

"Së pari ishin përmbytjet në Tajlandë, pastaj rritja e vlerës së jenit, dobësimi i ekonomisë në Kinë dhe SHBA. Kemi të bëjmë me raste të izoluara, që nuk pritet të përsëriten në tre-mujorin e ardhshëm. Në fakt do të shohim rritjen e eksporteve japoneze, që është një gjë e mirë për PBB-në e Japonisë", tha Ryoji Musha, themelues dhe president i "Musha Research".

Shifrat për ekonominë japoneze u publikuan përpara takimit të bordit të Bankës së Japonisë, ku pritet të vendoset për politikat e reja monetare të vendit.

Banka ndërkohë ka mbajtur interesin në nivelet më të ulta të të gjitha kohërave, nga 0 deri në 0.1%. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)