17 Maj 2024

Ekonomia italiane nis të mbikqyrët nga Europa

Romë, 9 nëntor - Me krizën që po përjetohet në Evropë pas Greqisë vështrimet janë kthyer drejtë ekonomisë së tretë më të madhe të Bashkimit Evropian, Italisë.

Ndërkohë që mbi Silvio Berlusconin po rritet presioni për të dhënë dorëheqjen, fati i qeverisë ka mbetur i varur në votimin që do të bëhet sot në Kuvend.

Parlamenti i Italisë, do të votojë bilancin e shpenzimeve shtetërore të vitit 2010.

Disa deputetë të partisë në pushtet, kanë deklaruar se në votim, ata do të përdorin votën \"kundër\".

Deputetët që kërkojnë dorëheqjen e Berlusconit, thonë që në rast se ata do të humbasin në votim, atëherë për qeverinë duhet të bëhet një interpelancë në kuvend.

Por Kryeministri Silvio Berlusconi, në deklaratën që publikoi në internet, është shprehur se lajmet që ai do të japë dorëheqjen nuk janë të vërteta.

Edhe në tregjet ndërkombëtare, përqindjet e interesit të aksioneve italiane me afat dhjetë vjeçar duke u rritur në një nivel rekord kanë arritur në 7%.

Specialistët thonë se në qoftë se normat e interesave arrijnë nivelin e 7%, Italia do ta ketë të vështirë të kontrollojë borxhin e huaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)