27 Prill 2024

Ekonomia greke "ferri" i Ballkanit

Athinë, 3 maj - Sipas një sondazhi të publikuar nga gazeta greke “Rizosepetis”, 90% e popullit grek është i pakënaqur nga veprimtaria ekonomike e qeverisë greke. Ky sondazh është zhvilluar nga instituti VPRS.

Sipas këtij sondazhi 90% e populli grek është i pakënaqur nga veprimtaria e qeverisë greke në sektorin e ekonomisë dhe 80% shprehen se rruga e nisur prej qeverisë greke është e gabuar, dhe për këtë arsye qeveria greke duhet të ndryshojë politikat e saj.

Në këtë sondazh vetëm 10% e popullit grek është shprehur pozitiv mbi politikat e qeverisë greke në sektorin e ekonomisë.

Në sondazhin e zhvilluar nga instituti VPRS kanë marrë pjesë 3 mijë persona dhe sondazhi është zhvilluar me anë të telefonit.

Mediat po shkruajnë thuajse çdo ditë se ekonomia dhe papunësia kanë gjunjëzuar përfundimisht qeverinë e Papandreut.

Analistët që ndjekin nga afër zhvillimet atje  thonë , që me masat e marra antikrizë po i shtrëngon më shumë lakun popullit. Këto masa kanw bërë që protestat dhe grevat e përditshme nga dita në ditë të përshkallëzohen e paralizojnë vendin, duke dëmtuar ekonominë e vendit.

Kontrolli i gjithanshëm e kudo i FMN, ka rritur në maksimum zemërimin dhe indinjimin e vendasve, që si një rrugë shpëtimi ka gjetur armën e grevave dhe protestave. Asnjë vend nuk do të kishte dëshirë morale dhe politike që ekonomia e vendit të tij të kontrollohej e të kalonte në mikroskop nga Komisioni Evropian.

Statistikat, 832.975 familje në pragun e varfërisë

Sipas statistikave thuhet se varfëria ka prekur rreth 833.000 familje që jetojnë me të ardhura vjetore, më pak se 13.600 euro, këto të regjistruara para krizës ekonomike.

Po sipas statistikave të Shërbimit Kombëtar të Greqisë (NSG) të vitit 2008, më shumë se 832.975 familje greke, ose 2.186.869 njerëz, janë të regjistruar në listën e varfërisë, baras kjo me 21 për qind të popullsisë të kërcënuar nga varfëria.

Numri më i madh i varfërisë, prek moshën deri në 17 vjeç, që shkon deri në 23 për qind, ndërsa për njerëzit mbi moshën 65 vjeç, shkon deri në 22 për qind.

Varfëria dhe papunësia shkon në 37 për qind, me një rritje të konsiderueshme në dy pikë përqindje në krahasim me 2007.

Sipas studimit të kushteve të jetesës së familjes, të ardhurat në vitin 2008 ishin në pragun e rrezikut të varfërisë për person, me të ardhura vjetore prej 6.480 euro.

120 mijë punonjës humbën vendin e punës

Rritja e numrit të ushtrisë së të papunëve përbën sot protagonistin e vërtetë të vitit 2010. Kriza ekonomike u tregua e pamëshirshme për mijëra vendas dhe të huaj.

Sipas Institutit të Sindikatave të Greqisë (GSEE) për vitin 2009, rreth 120 mijë punonjës u hodhën në rrugë. Sot papunësia përbën çështjen kryesore për vendin. Çdo ditë dyqane të shumta venë drynin për të mos u hapur më.

Nga dita në ditë shumë shtëpi boshatisen nga emigrantët që marrin rrugën e kthimit për në atdheun e tyre. Viti 2009 dhe në vazhdim përbën vitin e papunësisë, që shpreh realitetin.

Papunësia, nga 7.4 për qind që ishte për 2008 u ngrit në 9.3 për qind për 2009 dhe sot kurba është ngritur në 13.9 për qind, duke shënuar një rekord të ri në 750 mijë të papunë. Ky fenomen më shumë ka prekur të rinjtë me arsim të lartë që tashmë kërkojnë të emigrojnë në Amerikë, Evropë apo në Dubai.

Papunësia më shumë ka dëmtuar sektorin e ndërtim- montimit që pati shkurtime në 22.000 vende pune dhe ai i tregtisë me 21.880 të papunë. Çdo muaj 300 vendas humbasin apartamentet e tyre

Reçensioni i ekonomisë greke është i pandalshëm

Sipas raportit të shërbimit të statistikave europiane në Bruksel, Eurostat, në tremujorin e fundit të vitit të kaluar ekonomia greke u tkurr me -6.6% dhe kjo prirje ishte më e keqe sesa parashikimet paraprake. Nga 27 vendet e BE-së, vetëm Greqia dhe Rumania kishin ritëm negativ zhvillimi për vitin 2010, respektivisht -4,5% dhe -0,5%.

Nga mbledhja e Eurogrup-it, ministri grek i Financave, George Papaconstantinou ka deklaruar se ekonomia e Greqisë do stabilizohet së shpejti dhe vendi do të rikthehet në ritmet e zhvillimit në fillim të 2012-s.

“Programi ndodhet në rrugë të mbarë. Kemi arritur të reduktojmë defiçitin me 6% në një vit, një arritje kjo e papreçedent. Jemi në rrugë të mbarë edhe për krijimin e disa shërbimeve primare. Po përqendrohemi në reformat strukturale për t’u rikthyer në ritmet e zhvillimit dhe të konkurencës”, tha Papaconstantinou.

“Kriza ka bërë që grekët të punojnë fort për të rikthyer besimin e tregjeve financiare”, shkruan në një artikull të saj edhe Ëall Street Journal që midis të tjerash thekson se qytetarët grekë tashmë janë më punëtorët e Europës.

Ata punojnë mesatarisht 42 orë në javë, më shumë se kushdo tjetër në Europë.

Të ndodhur në këtë trysni nga kriza që po kalon vendi, me papunësi në shifra rekord, inflacionin më të lartë në Europë, pasiguri për të ardhmen dhe duke ju nënshtruar programit të stabilitetit të kreditorëve të huaj, grekët kanë reaguar ashpër ndaj deklaratave të përfaqesuesve të FMN-së dhe BE-së që sugjeruan Athinën zyrtare të privatizojë ndërmarrjet shtetërore dhe të shesë akoma edhe pasuri të patundshme të shtetit për të shlyer borxhin kolosal të saj.

“Propozoj një ligj në Parlament që t’u përgjigjemi këshillave të mira apo keqdashëse”, ka deklaruar kryeministri Papandreu, sipas të cilit toka shtetërore, as të mos shitet e as të mos shkëmbehet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)