10 Maj 2024

Ekonomia greke do t’i kthehet zhvillimit dy vitet e ardhsme

Athinë, 7 prill - Kryeministri i Greqisë, Lukas Papadhimos deklaroi dje se për dy vjet ekonomia e vendit mund të fillojë të shënojë rritje prej 2,5 deri në tre për qind.

Gjatë një vizite zyrtare në Qipro, Papadhimos tha se parashikimet aktuale tregojnë se PBB-ja greke në gjysmën e dytë të vitit 2013 do të fillojë të rikuperohet pas pesë viteve recesion.

Kryeministri shtoi se parashikimi do të realizohet nëse autoritetet greke i bashkangjiten planit për reforma dhe marrin masa shtesë për nxitjen e aktivitetit ekonomik.

Greqia evitoi falimentin falë ndihmës financiare me kredi nga partnerët e BE-së dhe FMN-së nga maji i vitit 2010 dhe si shkëmbim do t’i duhet të zbatojë masa të ashpra për kursim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)