07 Maj 2024

Ekonomia globale ndodhet përpara rrezikut të rënies

Paris, 17 tetor - Vendet e G20-ës mendojnë se për ekonominë globale po shtohen rreziqet e rënies. Në mbledhjen e Ministrave të Financave dhe të guvernatorëve të bankave qendrore të G20-ës, të zhvilluar më 14 dhe 15 tetor, ju bë thirrje palëve të ndryshme të marrin masa të qarta për rifitimin e besimit të tregjeve dhe ruajtjen e stabilitetit të sistemit bankar e tregjeve financiare. Kjo sipas G20-ës , do të nxittë rimëkëmbjen dhe rritjen ekonomike.

Ministrat e Financave të G20-ës vendosën të marrin masa thelbësore për krijimin e një sistemi monetar ndërkombëtar, më të qëndrueshëm dhe më të fortë përballë rreziqeve. Një rol më të rëndësishëm do të luajë Fondi Monetar Ndërkombëtar i cili do të përsosë kontrollin dhe mjetet ndihmëse të organizatës.

G20-ta kërkon gjithashtu të nxiten reformat e sektorit monetar, të forcohet kontrolli ndaj institucioneve të rëndësishme financiare, të nxitet funksionimi efikas i tregut të lëndëve të para, të pakësohet ndikimi i luhatjes së çmimit të drithërave dhe të shtohen përkrahjet financiare ndaj vendeve në zhvillim.

Kina, si pjesëmarrëse në takim, vuri në dukje se ekonomia globale po hyn në tjetër periudhë të vështirë dhe vendet e ndryshme duhet të koordinojnë në politikën makroekonomike që të përpiqen bashkërisht në rritjen ekonomike dhe qëndrueshmërinë e tregut monetar. Kina përsëriti kundërshtinë e saj ndaj proteksionizmit tregtar. (

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)