01 Maj 2024

Ekonomia evropiane mund të rritet më shpejt nga parashikimi

Bruksel, 2 mars - Ekspertët thonë se ekonomia evropiane mund të rritet pak më shpejt këtë vit, se sa ishte parashikuar fillimisht, ndërkohë që vazhdojnë të ekzistojnë ndryshime të mëdha në shkallën e parashikimeve për zhvillimin e vendeve individuale të kontinentit.

Komisioni Evropian parashkoi sot një rritje prej 1.6 për qind, 0.1 për qind më e lartë se sa parashikimi i bërë në muajin nëntor.

Ekonomistët thonë se Gjermania, me ekonominë më të fuqishme të Evropës, do të jetë  në krye të këtij zhvillimi me 2.4 për qind. Ata thonë se ekonomia britanike do të rritet me 2 për qind dhe ajo e Francën me 1.7 për qind.

Por vendet evropiane gjeografikisht në periferi të kontinentit nuk janë zhvilluar sa pjesa tjetër dhe kjo prirje do të vazhdojë. Ekonomistët parashikojnë një rritje me 1.1 për qind në Itali dhe vetëm 0.8 për qind në Spanjë.

Dy vende evropiane, Greqia dhe Irlanda, u detyruan të pranojnë paketa ndihmash ndërkombëtare vitin e kaluar për të zgjidhur problemet e borxheve qeveritare, ndërkohë që publiku në këto vende vazhdon të shprehë pakënaqësitë e tij.

Në Greqi, pa pasur herë pas here protesta të punëtorëve kundër masave të ashpra ekonomike. Në Irlandë, votuesit shprehën pakënaqësinë e tyre duke votuar kundër partisë në pushtet, Fianna Fail.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)