16 Maj 2024

Ekonomia e Zvicrës regjistroi tkurrje të GDP-së

Bern, 4 shtator -  Të dhënat zyrtare të Zvicrës treguan se ekonomia e shtetit alpin regjistroi një tkurrje surprizë të prodhimit të brendshëm bruto për tremujorin e dytë.

Kjo është tkurrja e dytë e ekonomisë për 9 muajt e fundit dhe të dhënat paraqesin prekjen e ekonomisë zvicerane nga problemet e konsumit dhe të papunësisë që ka shkaktuar kriza e borxheve sovrane në Eurozonë.

Sipas statistikës Eurozona ka prekur nivelin e eksporteve të shërbimeve zvicerane pavarësisht se konsumi privat dhe shpenzimet publike paraqesin një tablo të shëndetshme. Statistika mbështet vendimin e bankës qendrore të Zvicrës për të ruajtur të pandryshuar në 1.2 raportin e monedhës kombëtare me monedhën europiane.

Ky vendim është marrë një vit më parë për të ndalur forcimin e frangës nga investitorët që konsiderojnë monedhën zvicerane si një “parajsë të sigurisë”.

Sipas statistikës prodhimi i brendshëm bruto në tremujorin e dytë ra me 0.1 për qind kundrejt raportimit paraprak për rritje me 0.5 për qind. ndërkohë në normë vjetore ekonomia u rrit me 0.5 për qind kundrejt rritjes 1.2 për qind që regjistroi në tremujorin e parë.

Banka qendrore zvicerane parashikon që në këtë gjysmë të dytë të vitit ekonomia të ngadalësohet me ritëm të shpejtë dhe në total për vitin 2012 të regjistrojë rritje me 1.5 për qind në normë vjetore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)