16 Maj 2024

Ekonomia e Turqisë shembull për ekonominë botërore

Stamboll, 29 janar - Mos ndikimi i ekonomisë turke nga kriza ekonomike në të njëjtin nivel me vendet e Evropës ka tërhequr edhe vëmendjen e ekonomistëve.

Ndërkohë që në Davos vazhdojnë seancat në lidhje me krizën ekonomike globale, Zv.Kryeministri Babaxhan tha: \"Ne kemi ndjekur një politikë të ndryshme nga ajo e Evropës dhe ulët poshtë stokun e borxhit publik\".

Zv.Kryeministri i Turqisë Ali Babaxhan (Ali Babacan) në Seancën Panorama Ekonomike Botërore 2012 shpjegoi politikat ekonomike të Turqisë.

Moderatori i Seancës ja dha fjalën Babaxhanit duke bërë komentin \"Ne kemi shumë për të mësuar nga ju\".

Babaxhan nënvizoi se pika më e rëndësishme është stabiliteti dhe besimi dhe shtoi: \"Konsumatori nuk shpenzon nëse nuk ka besim tek e ardhmja, kompanitë nuk investojnë, nuk ka qarkullim dhe nuk ka rritje\".

Ai shpjegoi se Turqia ka ndjekur politika të ndryshme nga ato të Evropës dhe nënvizoi: \"Gjithmonë është shumë e vështirë të marrësh masa gjatë krizës. Kjo mund të shkaktojë edhe humbjen e të ardhmes së udhëheqësve dhe partive politike. Është shumë e rëndësishme që populli të kuptojë politikat tuaja\".

Babaxhani rikujtoi shifrat e rritjes së ekonomisë së Turqisë si dhe theksoi se nga kriza ekonomike që përjeton një rajon, ndikohet e tërë bota.

\"Çdo vend duhet ti bëjë mirë detyrat e shtëpisë. Asnjë nuk mund të përfitojë nga rrëzimi i një vendi tjetër. Duhet siguruar koordinimi ndërmjet institucioneve ndërkombëtare\" u shpreh Zv.Kryeministri i Turqisë Ali Babaxhan 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)