16 Maj 2024

Ekonomia e Turqisë rritet me 2,9 për qind

Prishtinë, 10 shtator - Vazhdojnë të vijnë lajme të mira nga ekonomia turke. Në çerekun e dytë të vitit ekonomia e Turqisë është rritur me 2,9 për qind.

Instituti i Statistikave të Turqisë publikoi të dhënat e GDP-së për periudhën e dytë të vitit 2012.

Sipas shifrave të deklaruara ekonomia është rritur me 2,9 për qind në çerekun e dytë të vitit 2012.

Kështu GDP-ja është llogaritur 28 miliardë e 838 milionë lira turke (16 miliardë dollarë).

Kurse të ardhurat kombëtare për njeri në vitin 2011 u llogaritën si 10 mijë e 469 dollarë.

Në muajin korrik rritje është shënuar edhe në prodhimin industrial.

Prodhimi industrial është rritur me 3,4 për qind duke shënuar një rritje me 1,7 për qind në krahasim me muajin e mëparshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)